Policia e Kosovës dhe KFOR-i kryejnë ushtrime në veri
Një ushtrim i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it është zhvilluar sot në pjesën veriore të vendit, me qëllim forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të sigurisë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, ushtrimi i emërtuar “ALAMO” është realizuar më 7 nëntor 2025 dhe kishte për synim “koordinimin, komunikimin dhe bashkëpunimin mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt”.

Në këtë ushtrim morën pjesë njësitë relevante (speciale) të Policisë së Kosovës, ndërsa gjatë tij u testuan koha e reagimit, pajisjet dhe mënyrat e komunikimit ndërmjet njësive.
“Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore”, thuhet më tej në njoftim.

“Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit”, përfundon njoftimi.

