Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e tre personave me urdhër-arrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës, konkretisht njësia ‘FAST’ Kosova, ka arrestuar tre persona në kërkim ndërkombëtar.
Kështu ka bërë të ditur për ‘Gazeta Blic’, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Mund të ju konfirmoj se në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njesia FAST Kosova, në bashkërendim me njesitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim nderkombëtar, me urdherarrest nderkombëtar. I njëji dyshohet se ndodhet ne kerkim ndekombetar per shkak te vepres penale të mashtrimit.Gjatë operacionit policor në lokacionin ku eshte arrestuar i kerkuari i lartcekur me urdher arrest nderkombetar jane arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprime policore jane ne proces nga njesitet e anti-drogës së Policise se Kosoves”, ka thënë Hoxha.
Gazeta Blic, kishte raportuar lidhur me arrestimet, teksa do të vazhdoj t’ju informoj në kohë reale për çdo risi lidhur me këtë rast dhe jo vetëm.