18-03-2026

Policia e Prizrenit jep detaje për aksidentin, ku humbi jetën një 32-vjeçar

Sot, më 18 mars 2026, rreth orës 19:12, Policia ka pranuar njoftim se në Spitalin Rajonal të Prizrenit është dërguar një person pa shenja jete, gjë që është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima është goditur nga një veturë në rrugën “Wesley Clark” në Prizren. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në spital, ku është identifikuar viktima me inicialet I.O., mashkull rreth 34 vjeç.

Bazuar në të dhënat e para, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një veturë me targa vendore, e drejtuar nga D.D., mashkull rreth 24 vjeç.

Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer këqyrjen. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me organet kompetente./Gazeta e Prizrenit/

Lexo edhe:

Prizren: Mungesë hapësirash në varreza, problem edhe rezervimi i vendeve nga familjarët – reagon “Eko Regjioni”

Asnjë koment

Comments are closed.