Policia e Prizrenit jep detaje për vdekjen e 47- vjeçarit gjatë ceremonisë së varrimit
Policia njofton se me datë 05.03.2026, rreth orës 13:40, ka pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren ndodhet një person pa shenja jete.
Sipas informatave fillestare, viktima, mashkull 47 vjeçar nga Krusha e Madhe, derisa ndodhej në një ceremoni varrimi te varrezat e qytetit në Prizren, papritmas ka rënë në tokë. Personat e pranishëm kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe viktima është transportuar nga ekipi i urgjencës në Spitalin Rajonal në Prizren, ku është konstatuar pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e rrethanave të rastit.Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

