24-11-2024

Policia e Prizrenit realizon 65 urdhëresa të gjykatave ndaj personave për vepra penale

Drejtoria Rajonale e policisë në Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 11 deri 15 mars 2024 ka realizuar 65 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale, raporon Gazeta e Prizrenit.

 

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderojmë qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për mes numrit të telefonit 192 dhe 029 244-355.

Lexo edhe:

Paratë e rrejshme: Ja cila janë më të falsifikuarat

Asnjë koment

Comments are closed.