Policia e shpall në kërkim Fidan Husmanin, kërkohet për 4.4 kg ko*ka*inë të kapur në Prizren
Më 11 gusht 2025 në Prizren, u kapën mbi 4.4 kilogramë kokainë. Gazeta Sinjali pati raportuar se u arrestua Hevzi Krabaj rreth 31-vjeçar, dhe hetimet të cilat u zgjeruan, duke çuar në arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rrjet.
Në mesin e të arrestuarve, siç mësoi Sinjali janë Isak Husmani rreth 57-vjeçar dhe Elmedina Rexhepi rreth 30-vjeçare, por hetimet po vazhdojnë për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit tjetër, Fidan Husmani, si pjesë e këtij grupi.
Lidhur me këtë rast, Policia sot e ka shpall në kërkim Fidan Husmanin.
