19-09-2024

Policia gjen kokainë në veturën dhe shtëpinë e një të dyshuari në Prizren

Vetura dhe shtëpia e një personi në Prizren janë bastisur pasditen e djeshme.

Gjatë një kontrolli të rregullt në rrugën “William Walker”, policia gjeti 0.25 gramë substancë të dyshuar të llojit kokainë në veturën e të dyshuarit, shkruan Indeksonline.

Policia vijoi kontrollin edhe në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjeti 10.42 gramë kokainë.

Gjatë bastisjes, policia konfiskoi edhe një thikë, një peshore digjitale dhe një telefon mobil.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “Posedim i narkotikëve”

Asnjë koment

Comments are closed.