10-08-2025

Policia gjen mbi 100 gëzhoja në malet e Dellocit të Suharekës – nis hetimet

Një zbulim i pazakontë është bërë në malet e fshatit Delloc të Suharekës, ku policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme municioni të përdorur.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 9 gusht, rreth orës 14:30, njësia e hetimeve ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në atë zonë.

Menjëherë, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur 103 gëzhoja dhe një predhë të kalibrit 9 mm.


 

Me urdhër të prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa deri tani nuk ka persona të dyshuar.

Asnjë koment

Comments are closed.