Policia gjobit babain për fajin e të birit
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, është shqiptuar një gjobë ndaj prindit të një të mituri.
Kjo pasi ai shihet në një video të postuar në rrjete sociale shihet duke drejtuar një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.
“Pas veprimeve policore, ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin”, bën të ditur policia.