Policia identifikon 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Policia e Kosovës ka hartuar në Prill Planin Operativ ”Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit”.
Ky plan është zbatuar në të gjithë territorin e Kosovës për disa javë ku janë identifikuar 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 te moshës madhore, dhe 32 fëmijë dhe janë identifikuar gjithsejtë 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 7 fëmijë.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ” Prill 2024.
dhe të Huaj etj.
Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar më datë 27.04.2021. Janë identifikuar gjithsejtë 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 te moshës madhore, dhe 32 fëmijë. Janë identifikuar gjithsejtë 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 07 fëmijë.
Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsejtë 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person te dëbuar. Policia e Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkim lëmoshës.