23-11-2024

Policia jep detaje nga vetaksidenti i zyrtarëve të saj

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore pas vetaksidentit që kanë shkaktuar në mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë.

Daut Hoxha zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për Gazetën Insajderi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:10, ku i përfshirë ka qenë automjeti policor i tipit Skoda Octavia.

“Me datë 31.07.2019 rreth orës 06:10, në Rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, afër parkut të Biznesit në Drenas është shkaktuar një aksident trafiku (Vetëaksident) ku i përfshirë ka qenë automjeti policor i tipit Skoda Octavia, ndërsa dy zyrtarë policorë kanë marr lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se njësitet kompetente kanë dal në vendin e ngjarjes për t’i ditur shkaqet e aksidentit.

“Njësitet kompetente policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe rastin e kanë trajtuar sipas procedurave te parapara ne mënyre qe te te bëhen te ditura shkaqet dhe rrethanat e tërësishme të këtij rasti”, ka treguar Hoxha.

Asnjë koment

Comments are closed.