Policia jep detaje për aksidentin në Duhël, apelon për kujdes!
Policia ka dhënë hollësi rreth aksidentit me fatalitet në magjistralen Suharekë-Shtime, në të cilin humbën jetën tre të rinj.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur te “Giri” mes një golfi dhe kamioni.
“Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion dhe një kamionët, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarës kanë ndërruar jetë shoferi i veturës Q.H 1996,dhe dy pasagjeri e automjetit L.R.,1998 dhe J.T 1999, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (nje) pasagjere qe ka qen ne kamionët”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hynë në tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plotë dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet.
Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.
Me urdhër te prokurorit te shteti vozitësi i kamionit ndalohet për 48 orë.
Policia e Kosovës edhe një herë KËRKON dhe APELON tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, te respektojnë rregullat e trafikut, te përqendrohen në ngasje.