24-11-2024

Policia jep detaje për aksidentin në Prizren, i lënduari në gjendje të rëndë

Mëngjesin e së ënjtjes në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një biçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka marrë drejtuesi i biçikletës i cili është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, raporton Express

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili ka treguar si ka ndodhur aksidenti.

“Me datë 31.10.2019 rreth ores 07:32 deri tek aksidenti kishte ardhur kur drejtuesi i biçikletën ishte duke drejtuar biçikletën nga rruga “Turgut Ozal” me te arritur ne kryqëzim me  rrugën “Tirana” biçiklisti gjate kyçjes ne këtë rruge kalon ne shiritin e majte te rrugës dhe i njëjti ne gomën e pare te anës se majte te biçikletës është goditur me pjesën frontale te veturës Ford Mondeo, me targa vendore, vozitësi i se cilës ishte duke lëvizur ne shiritin e majte te rrugës “Tirana” ne drejtim te rrugës “Ëiliam Ëoker” dhe i njëjti nuk ia kishte përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve dhe rrethanave te rrugës”, ka treguar Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se personi i lënduar fillimisht isëhte dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Si pasojë e aksidentit biçiklisti pëson lëndime, i lënduari nga autoambulanca dërgohet ne emergjencën e Spitalit ne Prizren, për shkak te gjendjes se rende shëndetësore i lënduari është dërguar për tretman te mëtutjeshëm shëndetësor në QKUK, në Prishtinë. I lënduari është i moshës se vjetër i lindur në vitin 1931. Drejtuesi i automjetit me aktvendim te prokurorit është ndaluar në mbajtje në afat prej 48 orë”, ka theksuar Osmanollaj./GazetaExpress

Asnjë koment

Comments are closed.