09-12-2025

Policia jep detaje për personin që u gjet i vdekur brenda lokalit në Prizren

Një 78-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se viktima është shtetas i Shqipërisë dhe i Kosovës.
Sipas tij, ai u gjet pa shenja jete në një lokal të përdorur si banesë.

Shtoi se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Me datën 08.12.2025, rreth orës 08:30, policia është njoftuar se në rrugën “Edit Durham” , në Prizren, në një lokal të përdorur si banesë, është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 78-vjeçar, shtetas i Shqipërisë dhe i Kosovës. Policia ka dalë në vendngjarje, është njoftuar prokurori dhe, me urdhër të prokurorit përgjegjës, trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë. Policia ka filluar hetimet e rastit si “Hetim i vdekjes””, bëri të ditur Bytyqi.

Lexo edhe:

Ky është burri që u gjet i vde*kur në një lokal, detaje rreth rastit

Asnjë koment

Comments are closed.