Policia dha detaje për rastin e djeshëm, (04.10.2025), rreth orës 23:00, ku ishte njoftuar për një plagosje me armë zjarri në fshatin Shirokë, Suharëkë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore.
Sipas informatave fillestare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake mes dy personave, njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, duke plagosur në këmbë personin ., mashkull, 44 vjeçar.
I plagosuri është dërguar fillimisht në QKMF Suharekë për ndihmë të parë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku pas një intervenimi kirurgjik është liruar, pasi lëndimet janë cilësuar si të lehta.
Me urdhër të prokurorit kujdestar është kryer bastisje në shtëpia e të dyshuarit A.F., 21 vjeçar, mirëpo i njëjti nuk është gjetur aty. Aktualisht nuk dihet se çfarë arme është përdorur në rast.
Sektori i Hetimeve Rajonale është duke punuar në arrestimin e të dyshuarit.