30-12-2025

Policia jep detaje për tragjedinë në Prizren, ku vdiq një fëmijë dhe tre u dërguan në spital pas zjarrit në një shtëpi banimi

Sot, ( 30.12.2025 ) rreth orës 10:00, shpërtheu një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit, afër Shtëpisë së Kulturës.  Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e tymit, raporton Gazeta e Prizrenit.

Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar nga objekti i përfshirë nga flakët dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit,  Shaqir Bytyqi, zëdhënës rajonal i Policisë në Prizren.

Njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë, ndërsa zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të bëhen të ditura pas përfundimit të procedurave hetimore. / Gazeta e Prizrenit

https://www.facebook.com/reel/2618948888490038

https://www.facebook.com/reel/2618948888490038

Asnjë koment

Comments are closed.