24-11-2024

Policia jep detaje rreth vrasjes së djaloshit në Prizren

23 vjeçari, Mendim Kurtishi nga Prizreni, vdiq dje si pasojë e plagëve që mori pas nga një zënke i goditur  me mjet të mprehtë.

Policia sot ka dhënë edhe disa detaje shtesë për rreth kësaj vrasjeje, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kompetent i cili ka urdhëruar që të bëhet konfiskimi i veturës së të dyshuarve.

“Raportohet se dy persona meshkuj kosovarë (viktima dhe dëshmitari), ishin ndaluar nga dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri nga ta e kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën, që është dërguar në spitalin rajonal, por si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Në lidhje me rastin është bërë arrestimi i dy të dyshuarve meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.