Policia jep detaje të reja për rastin e 13-vjeçares, që dyshohet se mbeti shtatzënë
Pak më parë në media u raportua për një rast, ku një 13-vjeçare dyshohet se ka mbetur shtatzënë pasi që kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 16-vjeçar.
Lidhur me rastin policia ka dalë me një njoftim në raportin 24-orësh, ku sipas PK-së rasti ka ndodhur në muajn tetor të vitit 2022, në Prishtinë. Derisa të enjten, ankuesja është paraqitur ne policia së vashku me të miturën.
Sipas policisë, e mitura është intervistuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale.
I dyshuari për rastin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me datë 19.01.2023 ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion policor së bashku me viktimën femër kosovare, të mitur, pasi kishte kuptuar se e njëjta (e mitura) ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare në prani të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Dhunim”./FO