Policia jep disa hollësi rreth vdekjes gjatë kalërimit të djaloshit nga Opoja
Policia sot ka dhënë disa hollësi lidhur me vdekjen tragjike të djaloshit nga fshati Bresanë, por që vdiq tragjikisht gjatë kalërimit në Buzez të Opojës së Dragashit, dje rreth orës 16:20, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Sipas raportit viktima derisa kishte qenë duke e stërvitur një kali ishte rrëzuar duke pësuar lëndime trupore.
“Viktima ishte sjellë pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se 24-vjeçari është Muhamer Mustafa./GazetaePrizrenit.net