Policia jep hollësi për arrestimin në Prizren të tre personave për projektin afër 1.4 milion euro
Tre persona janë arrestuar dje për një tender të marrë nga Komuna e Prizrenit, në vlerën prej afro 1.4 milion euro, siç është thënë të fituar përmes dokumentacionit fiktiv.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh ka dhënë hollësi rreth këtij rasti:
Raporti i plotë:
Prizren 22.02.2021-NN. Sot 16.04.2021 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pasi ka siguruar informata rreth dyshimeve për parregullsi të një tenderi publik, në vlerë prej një milionë e treqind e nëntëdhjetë e tremijë e njëzetë e tre euro e nëntëdhjetë cent (1.393023.90), ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pronarë të firmës të kontaktuar për kryerjen e instalimeve publike, ndërsa personi i tretë pronarë i firmës për furnizim me materiale. Personat e dyshuar dyshohet se nuk kanë deklaruar fatura për tatim në ATK duke ju shmangur obligimeve tatimore. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.