“Gjatë realizimit të kontrollit të detajuar të veturës është vërejtur se ka dysheme të dyfishtë. Pas hapjes së hapësirës është vërejtur se aty është fshehur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana”, thuhet në kumtesën e policisë.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Si provë provë materiale është konfiskuar vetura dhe dy telefona celularë.
Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Vepra që rëndon mbi të dyshuarit është “Blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge”.