Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në kapjen e dy të dyshuarve
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.
Personat në fjalë dyshohet se janë përfshirë në veprën penale “Vjedhje e identitetit dhe qasjes”.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 8 gusht.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” thuhet në njoftimin policor./IO