Në njoftimin e lëshuar thuhet se rasti ka ndodhur në një xhami në qytetin e Rahovecit, me datë 07.12.2024, ku i dyshuari ka hyrë në objektin fetar, dhe duke përdor mjete të forta dyshohet se ka vjedhur paratë që ishin në arkën e objektit fetar, para të cilat besimtarët i kishin lënë në baza vullnetare.
“Hetimet intensive të zhvilluara deri më tani nga Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec, në bashkëpunim me njësitë tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore dhe operative”.
“Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, apo përmes numrave të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë”, thuhet në njoftim.