09-09-2025

Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit për vrasje

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme pranë Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët në lidhje me një rast të rëndë që ka ndodhur ditë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia është në kërkim të personit të dyshuar Arber Havolli, i cili ndodhet në arrati.

Ai dyshohet për përfshirje në veprën penale “vrasje”, që ka ndodhur më 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës.

Autoritetet bëjnë thirrje për ndihmë nga qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.