Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar për vje*dhje në Shtime
Policia e Kosovës ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët në identifikimin e dy personave të dyshuar për një rast vjedhjeje që ndodhi më 4 korrik në një qendër tregtare në rrugën “Tahir Sinani” në komunën e Shtimes.
Sipas raportimeve të Policisë Rajonale të Ferizajt, deri më tani të dyshuarit nuk janë identifikuar. Autoritetet po kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët që mund të kenë informacione për identitetin ose vendndodhjen e tyre.
“Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, Policia Rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë: -stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë.
Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë për të ndihmuar hetimet dhe për të kapur autorët e këtij rasti.

