Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e dy të miturve
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, është vënë në kërkim të dy të miturve në Gjakovë.
Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografive të personave të involvuar në rast, Policia ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim të qytetarëve
Sipas Policisë, personi viktimë është Yllka (Naim) Derri e lindur me 04.10.2003 nga Gjakova.
Ndërkaq personi i dyshuar është, Besart (Blerim) Radosta i lindur me 21.08.2002 nga Gjakova.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.
Sipas njoftimit të Policisë dërguar mediave, me datën 15.06.2019 në orën 09:15 në stacionin policor në Gjakovë viktima me të dhëna si më lart është raportuar nga familjarët se ishte larguar nga shtëpia.
“Policia në Gjakovë ka punuar intensivisht në gjetjen e vajzës së mitur dhe gjatë hetimeve ka arrestuar edhe një person të dyshuar për mundësim të veprës penale ‘bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare’ dhe rasti është dërguar me kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Gjakovë me datën 30.07.2019”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, me datën 16.10.2019 për shkak të peshës së veprës dhe ndjeshmërisë së rastit ky rast është tranferuar për hetim në Sektorin Rajonal për Hetime.
Gjithashtu njoftohet se edhe hetuesit nga ky sektor kanë ndërmarr shumë veprime operativo hetimore në koordinim me prokurorin e çështjes, janë intervistuar disa persona, janë kontrolluar disa lokacione të dyshuara por deri më tani edhe përkundër përpjekjeve maksimale nuk është gjetur viktima e as personi i dyshuar Besart Radosta i cili dyshohet se është në shoqërimin e viktimës.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar dhe të viktimës të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura, të lajmërojnë Policinë e Kosovës Gjakovë apo stacioni më i afërt policor”, thuhet në njoftim.
Numrat kontaktues: 192- 080019999 (pa pagesë) ose Drejtoria Rajonale e Gjakovës: 045-930-220.