25-02-2026

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi ( foto brenda tekstit )

Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një të ri në kryeqytet.

Në njoftimin e lëshuar për media, nuk bëhet e ditur se përse po kërkohet identifikimi i personit në fotografi.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi”.

 

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit:info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.