Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Veriu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e një personi të dyshuar, i cili po kërkohet për përfshirje në vjedhje.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

