Policia konfiskon mbi 1 mijë e 200 fishekë në Rudine të Zveçanit
Policia e Kosovës sot në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine të Zveçanit ka hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1,200 fishekësh.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në vendngjarje kanë dalë edhe Njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga Mitrovica e Veriut, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes, si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar.
“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore”.
“Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e kryesve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftim./Klankosova.