Policia kontrollon veturën e një qytetari në pikën kufitare në Bërnjak, konfiskohen 22 mijë euro të padeklaruara
Policia e Kosovës, në të vërtetë policia kufitare, në vazhdën e kryerjes së detyrave përkatëse sipas autorizimeve policore, më 06.12.2024 rreth orës 02:20 në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, ka zhivlluar një kontroll në një veturë.
Gjatë një kontrolli të hollësishëm kufitar, në kabinën e një kamioni me targa RKS me shofer mashkull kosovar, kanë hasur në një qese në 22700 (njëzet e dy mijë e shtatëqind) euro, mjete monetare financiare të padeklaruara (në bankënota prej 100 dhe 200 euro).
Cost Of Industrial Air Cooling Systems From Nassau Might Surprise YouAir Coolers I Search Ads
by Taboola
Lidhur me rastin mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme, derisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative dhe vënien para përgjegjësisë së personave, kryes të veprave penale./IO