Policia kufitare në Hungari ua largon kosovarëve specat e suxhukun
Tashmë një numër i madh i kufijve tokësorë janë hapur, ani numri i rasteve me COVID-19 nuk po ka të ndalur, madje ditëve të fundit në disa shtete edhe pati rritje.
Kështu shumë shtetas kosovarë po e shfrytëzojnë lirinë e lëvizjes, e shpesh po ka edhe kolona në pika kufitare, transmeton Indeksonline.Një dyndje e madhe është parë edhe këtyre ditëve, si nga mërgimtarë që po vijnë drejt vendlindjes, por edhe atyre që po kthehen në shtetet ku veprojnë.
Por, gjatë ditës së sotme qytetarët kosovarë që po udhëtonin përmes pikës kufitare Serbi – Hungari u ndodhi diçka që s’e pritën.
Policia kufitare në Hungari gjatë kontrollimit, ua ka larguar edhe gjësendet e tyre. Bëhet fjalë për ushqime e perime.
IndeksOnline ka siguruar një fotografi, ku në tokë shihen perime (speca, qepë e purri), por edhe mish të përpunuar (suxhuk)./Indeksonline