Policia me aksion kundër ngacmuesve seksual në DokuFest
Policia e Kosovës ka marr një aksion në komunën e Prizrenit gjatë kohës kur është duke u mbajtur festivali i filmit “DokuFest”.
Ka shtatë ditë që ka filluar Dokufest në qytetin kulturor të Prizrenit dhe deri tash policia ka raportuar për një rast të ngacmimit seksual.
Hazir Berisha zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka thënë për Gazetën Insajderi se tash e disa ditë janë në aksion për t’i marr të gjitha veprimet e mundshme për çdo pa rregullsi në festival.
Ndër tjera Berisha ka treguar se në teren ka policë hetues dhe civil të cilët janë duke e përcjell situatën.
Festivali Dokufest i cili mbahet çdo vit në qytetin e Prizrenit mbledh mijëra vizitues, adhurues të filmit, dhe muzikës. /Insajderi.com