Policia me paralajmërim për shoferët: Mjegulla mund të jetë një rrezik, mbani nën kontroll shpejtësinë
Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me mjegullën e dendur që ka përfshirë vendin.
Në njoftimin e saj, Policia ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm dhe të kontrollojnë shpejtësinë e lëvizjes.
Në njoftim, Policia u bën thirrje shoferëve të përdorin dritat e mjegullës dhe të shmangin ndezjen e dritave të gjata, pasi ato reflektojnë dhe pengojnë dukshmërinë, duke rrezikuar edhe më shumë qarkullimin.
