21-02-2025

Policia në dy raste parandalon kontrabandimin e radhës, ndalohen dy persona

Policia kufitare në dy raste të ndara ka parandaluar kontrabandimin e mallrave.

Në rastin e parë, në brezin kurfitar Kosovë- Shqipëri është ndaluar një mjet transportues ku kishte duhan, thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit është hasur janë sasi e duhanit të grirë 2398 kg dhe cigare të llojeve: Marloboro, 2036 pako, Dunhill, 330 pako, Davidoff, 570 pako, Parliamnet, 270 pako, Winston, 450 pako, Sobranie, 300 pako, Pall mal, 90 pako, Lucky strike, 660 pako dhe Bat, 90 pako.

Derisa tek rasti i dytë, në rajonin e Gjilanit, organet e rendit kanë kontrolluar një subjekt afarist ku kishte mjaltë, shampona, vajra guri, krema dhe të tjera pa dokumente përkatëse, transmeton Klankosova.tv

“Rasti i dytë: Zyrtarë nga Task-Forca (Policia & Dogana) në koordinim të aktiviteteve për parandalim të kontrabandës, kanë kontrolluar një subjekt afaristë në rajonin e Gjilanit. Aty janë hasur mallra të ndryshme si: mjaltë, shapona, Vajra-guri, krema etj. pa dokumente përkatëse që dyshohet se janë sjellë përmes rrugëve ilegale (kontrabandë)”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa mallrat pa dokumentacione janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

 

Asnjë koment

Comments are closed.