26-11-2024

Policia në Prizren jep detaje për therjen e djeshme të 17 vjeçarit afër Shkollës së Mjekësisë

Policia në Prizren ka dhënë disa detaje për rastin e djeshëm të therjes me thikë në afërsi të Shkollës së Mjekësisë në lagjen “Bajram Curri” të Prizrenit.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima, një i mitur kishte pësuar lëndime trupore, pasi kishte ndërhyrë për ta penguar një rrahje mes të rinjsh, raporton Gazeta e Prizrenit.

Raporti i plotë i Policisë:

“Rr. Ylber Fanaj, Prizren 22.02.2021 – 14:30. Viktima mashkull  kosovar (i mitur) raporton se derisa po i ndante disa persona të moshës rinore, të cilët ishin duke u rrahur, kishte pësuar lëndime të lehta, që dyshohet se ishte goditur me thikë. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe është liruar. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, rasti mbetet nën hetime”.

Ndryshe, rasti ka ndodhur sërish shumë afër vendit të incidentit fatal të para një muaje, ku kishte humbur jetën një nxënës i Shkollës së Mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.