21-11-2024

Policia në Prizren jep detaje rreth tentimvrasjes në Mamushë

Në Mamushë, përkatësisht në pompën e derivateve “Po Petrol”, në mbrëmje, rreth orës 20:00, ndodhi në tentim vrasje me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka mbetur i plagosur 23-vjeçari me inicialet I.B. raporton Gazeta e Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar për portalin zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi.

“8-9 persona familjarë në mes vete kanë shkuar një një lokal në Mamushë , aty ata kanë sulmuar viktimën F.M. dhe familjarët e tij. Njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën I.B. 23 vjeç”, ka thënë ai për “Gazeta e Prizrenit”.

Referuar informacioneve, pos të plagosurit në Spitalin e Prizrenit janë dërguar edhe disa persona, familjarë të viktimës të cilët e pësuan nga sulmi.

Policia ka dal ne vendngjarje është duke u marr me rastin. Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë./Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Mamushë: Vrasje në tentativë në pikëkarburant, plagoset me armë një 23-vjeçar

Asnjë koment

Comments are closed.