28-05-2025

Policia në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për publikun ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për veprimtari të paligjshme me substanca narkotike.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia Rajonale në Prizren është duke hetuar një rast që lidhet me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas nenit 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari është: Bujar Pantina, i biri i Rifatit, i lindur më 07.01.1978, banues në fshatin Gllarevë, komuna e Klinës. Ai është shtetas i Republikës së Kosovës dhe nga data 04.02.2025 ndodhet në arrati.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit të lajmërojnë menjëherë Policinë e Kosovës në njërën nga këto mënyra: përmes numrit 192, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Policisë në Facebook, ose në cilin do stacion policor në Kosovë.

Autoritetet sigurojnë konfidencialitet të plotë për çdo informacion të ofruar.

Asnjë koment

Comments are closed.