Policia në qytetin e Prizrenit po vazhdon kontrollimin dhe zbatimin e masave në bazë të vendimit të Qeverisë, për parandalimin e rritjes së rasteve me viursin COVID-19 në vend.
Gjithashtu njësi të specializuara të Policisë nga hetimet dhe njësi të biçikletave po kontrollojnë sheshet dhe qendrat tregtare në monitorimin e zbatimit të masave anti-COVID.
Policia thotë se personat që hasen pa maska i’u shqiptohet masë ndëshkuese sipas ligjit për masat e përgjithshme dhe të veçanta për luftimin e pandemisë COVID-19.