Policia në Prizren sekuestron tri patentë-shoferë për tejkalim të madh të shpejtësisë
Sipas njoftimit
, operacioni u zhvillua më 29 dhe 31 tetor 2025, duke përdorur vetura inteligjente, radarë mobil dhe radarë statik. Në zonat me kufizim prej 50 km/h, u regjistruan raste me shpejtësi 104 km/h, 107 km/h dhe 140 km/h.
Policia ka sekuestruar tri patentë-shoferë. Dy shoferë u gjobitën me 500 euro, morën 5 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 6 muaj, ndërsa shoferi i tretë u gjobit me 300 euro, mori 3 pikë negative dhe ndalim drejtimi për 3 muaj.

Organet e rendit kanë bashkëngjitur në dosje fotografi, video-incizime dhe fletëparaqitje zyrtare si prova të kundërvajtjeve.
Policia apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, në mënyrë që të rritet siguria rrugore dhe të shmangen aksidentet.


