14-07-2025

Policia në Prizren shqipton mbi 2.600 mijë gjoba brenda një javë

Policia e Kosovës ka vazhduar me aksione intensive në rajonin e Prizrenit, ku vetëm gjatë javës së kaluar janë shqiptuar mbi 2,600 mijë gjoba për kundërvajtje në trafik.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore të Prizrenit, Dragashit, Suharekës dhe Mamushës, kanë shtuar kontrollet në terren, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

“Gjatë periudhës 07.07.2025 – 13.07.2025 janë shqiptuar gjithsej 2,640 gjoba për shkelje të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pikat e kontrollit janë vendosur në rrugët kryesore dhe dytësore të këtyre komunave, duke rritur prezencën policore në çdo cep të rajonit.

Asnjë koment

Comments are closed.