Policia po monitoron shitjen e biletave
Ka filluar me shumë probleme shitja e biletave në faqen zyrtare “Tiks.app” për ndeshjen historike Kosovë – Angli.
Rreth dy orë pasi që është hapur linku për të blerë bileta, ka pasur probleme të mëdha në webfaqen, ku askush nuk ka mundur të siguroj një vend në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Procesi i shitjes së biletave po kontrollohet që nga fillimi nga Policia.
Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli është paraparë të filloj në ora 16:00 në faqen kontraktuese nga FFK, por që nga minuta e parë ka pasur probleme.
Edhe në ndeshjet paraprake që janë zhvilluar në Prishtinë ka pasur ngecje dhe probleme në procesin e shitjeve të biletave, ku shumë tifoz nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse në stadium.