18-12-2024

Policia pranon donacion nga Gjermania, përfshihen vetura, skanerë dhe kamera – vlera 298 mijë euro

Policia e Kosovës ka pranuar sot nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë një donacion në vlerë prej 298 mijë euro, ku përfshihen vetura, skanerë për dokumente, kamera të sigurisë e kamera termike.

Dorëzimi i pajisjeve është bërë nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e të cilat janë pranuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Departamentit për Kufi, Fehmi Xhata.

“Policia e Kosovës përmes këtij donacioni pranoi: 10 vetura Dacia, vlera 19,880.00€; 10 Skaner për dokumente, vlera 23,000.00€; 1 set me 3 kamera te sigurisë Smart-dec, vlera 40,500.00€  dhe 12 Kamera Termike, vlera 36,600.00€. Vlera e përgjithshme e pajisjeve të pranuara është 298,900.00 euro”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.