22-11-2024

Policia rrah një 59-vjeçar në Prizren, publikohen pamjet e rënda

Lajmi.net ka siguruar pamje shokuese e skandaloze ku shihet një zyrtar policor duke ushtruar dhunë ndaj një 59 vjeçari.

Gazetari i mediumit përkatës ka intervistuar djalin e personit që është rrahur nga policia në mënyrë brutale.

Djali i personit të rrahur nga policia thotë se kjo ka ndodhur pasi babai i tij ka parkuar veturën në rrugë, dhe pas marrjes së fletëpagesës së dënimit, ai ka filluar të incizojë policët, dhe nga kjo, polici Uran Piraj ka filluar të shajë në drejtim të tyre, duke kërkuar edhe përforcime nga njësitet tjera të policisë.

Pas kësaj polici Uran Piraj i thotë 59-vjeçarit që është i arrestuar, duke e shtrirë atë në tokë ai bashkë me katër policë të tjerë.

Në ngjarjen kryesore vjen edhe polici Shaban Dakaj, i cili më pas ushtron dhunë ndaj 59-vjeçarit, duke i shkaktuar atij lëndime në fytyrë, shpinë dhe këmbë.

 

Asnjë koment

Comments are closed.