Policia sekuestron katër armë në Prizren
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Prizren, njofton opinionin publik lidhur me një rast të trajtuar me profesionalizëm dhe efikasitet nga njësitë relevante policore, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Më datë 01.09.2025, rreth orës 15:30, Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor Prizren-Veri, përmes një video-regjistrimi të publikuar në media, ka pranuar informacionin për shkrepje me armë zjarri gjatë një gazmendi familjar në fshatin Trepeticë, Komuna e Prizrenit.
Menjëherë pas pranimit të informacionit është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe janë ndërmarrë veprimet e duhura procedurale dhe hetimore.
Është lokalizuar vendi i ngjarjes dhe janë identifikuar personat e dyshuar dhe me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur tre shtëpi të të dyshuarve. Gjatë bastisjeve janë gjet dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Katër armë zjarri të tipit pistoletë si dhe Sasi e fishekëve dhe gëzhoja.
Si rezultat i veprimeve hetimore tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe dy tjerë kanë mbetur në kërkim policor, më vonë me datë 02.09.2025 rreth orës 02:08 , në aeroportin e Prishtinës është ndaluar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tret. Pra tre nga të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorit të Shtetit.
Për katër të dyshuar është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ndaj njërit prej të dyshuarve, i cili ishte këngëtar në gazmendin familjar, është iniciuar procedurë hetimore për : “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”
Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe ju rikujton moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre është vepër penale gjithashtu.