Policia shpall në kërkim Mefail Shkodrën për rastin e vrasjes së dyfishtë në Gjilan
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si i dyshuar kryesor për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën tre persona.
Sinjali mësoi se për rastin janë tre të dyshuar gjithsej, të cilët po hetohen nga njësitet relevante, si dhe të plagosur kanë mbetur po ashtu dy persona.
Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes vazhdojnë intensivisht.
