Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 15.07.2024-21.07.2024,në vazhdën e implementimit te planit operativ “Rrethi 2024”,kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e pesëdhjete e gjashte (1956) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, në periudhës kohore 13.07.2024 deri me 19.07.2024, ka realizuar 56 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren, ne vazhdimësi edhe në ditët në vijim do shtoi numrin e aktiviteteve policore në terren ne parandalimit e dukurive negative ,për një ambient te qet dhe të sigurt për të gjithë qytetaret ne rajonin e Prizrenit..