Policia shqipton mbi 2300 gjoba trafiku, për 24 orë
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2319 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 39 aksidente trafiku me dëme materiale.

20 nga këto 39 aksidente kanë përfunduar me të lënduar.
Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona.
16 janë dërguar në mbajtje, 1 person është në ndalim policor kurse një tjetër në vuajtje të dënimit.
