24-11-2024

Policia shton patrullimet gjatë festivalit “Dokufest” në Prizren

Policia ka shtuar patrullimet në terren, në kuadër të aktiviteteve për festivalin e filmit “Dokufest” që nisi sot në Prizren, ndërkohë që do të ketë edhe kontrollim të zhurmës nga kafiteritë brenda Qendrës Historike të qytetit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Kështu kanë njoftuar zyrtarët komunal, pas një takimi me drejtuesit policor.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike, Levent Kasëmi, sot janë takuar me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, nënkolonel Faton Alija dhe zyrtarin për informim, Shaban Osmanollaj, sit thuhet për të diskutuar rreth çështjeve të ndryshme për sigurinë e përgjithshme në komunën e Prizrenit.

Në një njoftim në faqen zyrtaret të Komunës së Prizrenit, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi nga  nënkoloneli Alija u tha se sipas raportit 6 mujor të Policisë numri i incidenteve në rajonin e Prizrenit ka rënë deri në 10% në krahasim me vitin e kaluar, derisa gjatë muajit korrik rënia ka qenë rreth 13 %, pa pasur ndonjë fatalitet.

“Takimi gjithashtu shërbeu për fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional sidomos gjatë këtyre ditëve kur numri i vizitorëve të huaj dhe i mërgimtarëve është shumë më i madh. Duke pasur parasysh këtë, kryetari Haskuka u dakordua që për këto ditë Policia e Kosovës të ketë një zyre brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në mënyrë që intervenimet në raste emergjente të jenë më të shpejta”, thuhet në kumtesë.

Komuna e Prizrenit dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, aktualisht kanë koordinim edhe në qarkullim të veturave në sheshin Shatërvan dhe kontrollim të zhurmës nga kafiteritë brenda Qendrës Historike, me qëllim të krijimit të kushteve të përshtatshme për organizimin e festivalit Dokufest, gjatë së cilës do të jetë në dispozicion edhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë në terren. /GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.