Policit kosovar ia vjedhin qenin e Policisë në oborr të shtëpisë
Një zyrtari policor nga Komuna e Vushtrrisë i është vjedhur qeni që njihet në popull si ‘qeni i policisë’.
Rasti është konfirmuar nga Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Për qenin që është vjedhur ditën e diel, Zahiti ka thënë se nuk kanë ende detaje të tjera dhe se rasti është duke u hetuar. /io