25-11-2024

Politika ndërhyn në mes, Kupa e Botës U-21 nuk do të zhvillohet në Indonezi

Zemërimi dhe hidhërimi mbizotërojnë në Indonezi mes lojtarëve, tifozëve dhe komentuesve pas njoftimit të FIFA-s se ka vendosur të tërheqë organizimin e Botërorit U-21 në vend.

Vendimi erdhi pas guvernatorët e dy provincave të arkipelagut donin të ndalonin pjesëmarrjen e ekipit të Izraelit. Indonezia dhe Izraeli nuk kanë lidhje diplomatike dhe vendi i Azisë Juglindore, i cili ka popullsinë më të madhe myslimane në botë, është mbështetës i fortë i çështjes palestineze.

Një video e publikuar nga Federata e Futbollit Indonezian tregon lojtarët me kokë të ulur dhe trajnerin e tyre të përlotur pasi mësuan se FIFA do të zgjidhte një vend tjetër për të pritur kompeticionin i cili do të mbaheshe nga 20 maj deri më 11 qershor.

Kombëtarja U-21 e Indonezisë, kualifikohet automatikisht si vend pritës, por tani rrezikon të përjashtohet nga gara. “Ne i kishim kushtuar energjitë, kohën, djersën dhe madhe edhe gjakun tonë, por një çast ai dështoi për arsye politike. Është ëndrra jonë e madhe që tashmë është shkatërruar”, tha Rabbin Tasnim, lojtari 19-vjeçar./ abcnews.al

Asnjë koment

Comments are closed.